Shefja e diplomacisë me goditje të rëndë: Gjah në kurriz të UÇK-së

Ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar me një status në rrjetin social Twitter për zhvillimet e fundit rreth arrestimeve të Gjykatës Speciale.

“Vuçiqi mbase edhe mund t’i ndajë, por është e qartë tashmë se i bashkon ‘gjahu’ elektoral në kurriz të UÇK-së!”, ka shkruar ajo.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, mbajti sot një konferencë për medie ku ndër të tjera tha që shteti duhet t’i mbrojë të akuzuarit nga Specialja. Kjo bie në desh me një deklaratë të tij para disa viteve ku ndër të tjera thoshte se Hashim Thaci duhet të shkojë në Speciale pasi po i jep shokët e tij.

Ai po ashtu ka thënë se Edi Rama po përdorë çështjen e UÇK’së për përfitime të brendshme politike dhe ka përdorur shprehjen “Vuqici është ai që na ndan me Edi Ramën”.

Në anën tjetër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prej fillimit të arrestimeve nga Specialja po akuzon opozitën për bashkëpunim dhe po e përdorë për përfitime elektorale për shkak të zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm./GazetaExpress