Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është  deklaruar sot pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës u treguan të papërgjegjshëm për të votuar ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që do i sjellshin Kosovës afro 200 milionë euro.

Apostolova shprehur tejet e zhgënjyer për mosratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dje në Kuvendin e Kosovës.

Shefja e BE’së në Kosovë ka shkruar se dështimi për të ratifikuar marrëveshjen në kuadër të programeve të BE’së për fiskalizim dhe dogana e pamundëson Kosovën në modernizimin e tyre,.

“E zhgënjyer me dështimin në Kuvend për t’u mos u ratifikuar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare përfshirë edhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’së për fiskalizim dhe dogana 2020, duke pamundësuar taksat dhe doganat e Kosovës për ta modernizuar punën e tyre dhe për të ndarë atë me kolegët në BE dhe përtej”, ka shkruar Apostolova.