Shefi i Ushtrisë kroate nesër në Kosovë, viziton edhe varrin e Adem Jasharit

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov, do të vizitojë nesër Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës. Shundov do të pritet me ceremoni ushtarake dhe do të zhvillojë takime me kreun e FSK’së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton Express.

Vizita do të bëhet në Ministrinë e Mbrojtjes në Prishtinë, të martën në orën 08:30.

Ai me këtë rast do të pritet me ceremoni ushtarake, pas së cilës do të ketë takime të ndara me kreun e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha.

Gjatë ditës, shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, pas transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Më poshtë mund ta gjeni agjendën e plotë të vizitës së gjeneralit Mirko Shundov:

08:30 – 08:40 – Pritja e shefit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë me ceremoni ushtarake (fotografia e përbashkët zyrtare)

08:40 – 09:00 – Takimi tete-a-tete i dy gjeneralëve: Rama dhe Shundov

09:00 – 09:20 – Takimi i ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, z. Rrustem Berisha me shefin e Mbrojtjes të Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov

09:25-10:15 – Brifing: Arritjet e FSK-së dhe rruga përpara, Salla e Madhe e Konferencave, pjesëmarrës të dy delegacionet

10:15 – 10:25 – Deklaratë për media e komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës dhe Shefit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë gjeneralit Mirko Shundov,

15:20-16:20 – Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov viziton Kompleksin Memorial „Adem Jashari“ në Prekaz.