OSBE

Shefi i OSBE-së në Kosovë shkon te Lajçak në Bruksel, emisari i BE-së tregon çfarë kanë diskutuar

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dje në Bruksel.

“Shumë i lumtur që u takova me kreun e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, në Bruksel dje. Ne folëm për zhvillimet e fundit në Kosovë, detyrat respektive dhe pritshmëritë për muajt e ardhshëm”.

Të hënën Kosova dhe Serbia u takuan në Bruksel nën ndërmjetësimin e Lajçakut për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së dinarit, por pa arritur ndonjë përparim. Lajçak ka paralajmëruar një takim të ri javën e ardhshme për, siç ka thënë, ta gjetur një zgjidhje.

VIDEO BONUS: