Rritja e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja i kanë befasuar të gjithë, por kjo nuk është në përgjegjësinë e OSBE, por të BE-së.
Kështu ka deklaruar shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu dhe ka shtuar se dialogu është e vetmja mënyrë që të shmanget konflikti.
“OSBE fuqishëm e mbështetë procesin e dialogut, sepse është e vetmja mënyrë që t’i ikët çfarëdo konflikti dhe njëkohësisht të tentohet të arrihet deri të jeta normale e njerëzve këtu”, ka thënë Brathu për rtk në gjuhën serbe, transmeton Ballkani.info.
Ai ka shfaqur shpresën se faktori politik në Prishtinë do ta kuptojë se bisedimet janë në të mirë të Kosovës, por edhe të Serbisë, sepse BE kërkon nga Beogradi dhe Prishtina marrëveshje për të vazhduar eurointegrimet.
“Serbia dhe Kosova nuk i kanë kuptuar në plotni bisedimet e Brukselit”, ka thënë Brathu.
“Rritja 100 për qind e çmimet të miellit, për shembull, i cili në Kosovë më së shumti importohet nga Serbia do të ndikojë menjëherë në çmimin e bukës në furra, dhe natyrisht atë bukë nuk e blejnë vetëm serbët e Kosovës, por të gjithë qytetarët, kështu që çmimet do të ndikojnë në jetën e njerëzve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka vlerësuar se rritja e taksës është reagim i Prishtinës zyrtare në mossuksesin në lidhje me pranimin e Kosovës në Interopol, i cili, sipas tij, është politizuar. /Ballkani.info/







