Shefi i NATO’s nga Polonia çon mesazh për Rusinë dhe Ukrainën

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Rusisë që t’i jap fund luftës në Ukrainë, duke shtuar se nuk do të dërgojë trupa apo avionë luftarakë për ta mbështetur Kievin, pasi pohon se alenaca që udhëheq nuk dëshiron të bëhet pjesë e konfliktit.

Këtë deklaratë kreu i NATO-s e ka dhënë pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj, duke shtuar se aleanca nuk do të dërgojë trupa apo avionë luftarakë për të mbështetur Kievin, pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e konfliktit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Sulmi rus është krejtësisht i papranueshëm dhe është mundësuar nga Bjellorusia”, tha Stoltenberg të martën pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.

Ai ka ripërsëritur se NATO nuk dëshiron konflikt me Rusinë.

“NATO është një aleancë mbrojtëse, ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Rusia duhet të ndalojë menjëherë luftën, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, shtoi ai.

Ukraina ka hyrë në ditën e gjashtë të luftimeve, ndërsa sot ka pasur bombardime të reja. Në njërin prej shpërthimeve 20 ushtarë ukrainas mbetën të vdekur.

Në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, 20 persona mbetën të plagosur ndërsa të tjerë janë ende nën rrënoja nga një shpërthim tjetër i madh.

Pala ruse dhe ajo ukrainase zhvilluan takimin e parë dje.