Shefi i NATO-s: Lufta mund të zgjasë më shumë

Shefi i NATO-s, Jens stoltenberg tha të mërkurën se deri më tani nuk ka ndonjë shenjë që Vladimir putin të heqë dorë nga ambicia e tij për të marrë në kontroll të gjithë Ukrainën.

Sipas tij lufta mund të zgjasë për një kohë më të gjatë sec ishte menduar.

Duhet të jemi realist, lufta mund të zgjasë për një kohë më të gjatë, me muaj të tërë , ndoshta dhe vite, Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të përgatitur dhe të shtojmë mbrojtjen tonë e njëkohësisht të ndihmojmë dhe Ukrainën.

Shefi i NATO-s i bëri këto deklarata para se të  hynte në një takim me ministrat e jashtëm të NATO-s, ku mori  pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken. Stoltenberg tha se brenda pak javësh Rusia mund të nisë sulmin e saj në të gjithë rajonin e Donbasit.

Ndërkohë në terren, zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar se trupat ruse janë tërhequr nga rrethinat e Kiev dhe Chernihiv, dhe se ende nuk kanë arritur ta marrin qytetin e mariupol , megjithëse e kanë rrethuar atë.  Por luftime të ashpra janë raportuar në qytetin e Severodonetsk , në rajonin e Luhansk  ku të paktën 10 godina thuhet se janë goditur rnga raketat ruse

Ndërkohë forcat ukrainase thonë se janë në alert për shtimin e forcave ruse , pasi raportohet se ata po përgatisin një sulm të madh ,

Presidentit Zelensky akuzoi më herët gjatë së mërkurës botën se po dështon për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj vendit të tij dhe për atë që ai e cilësoi si fushatë vrasjesh, përdhunimesh dhe shkatërrimesh nga forcat ruse.

Ai akuzoi  Rusinë se po përdor urinë si armë lufte duke goditur qëllimisht infrastrukturën ushqimore.