Shefi i NATO-s komenton idenë e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

NATO-ja fuqishëm e mbështetë dialogun Kosovë-Serbi dhe kur bëhet fjalë për “mundësinë e korrigjimit të kufijve” shpreson që të dy palet do të gjejnë marrëveshje të pranueshme.

Kështu ka thënë sot në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai këtë e ka thënë se prag të takimit të shefave të diplomavice të vendeve të NATO-s i cili të mërkurën do të mbahet se bashku me shefen e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini dhe ku do të shqyrtohen “marrëdheniet e NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor”, transmeton Ballkani.info.

Në pyetjen e gazetarëve se a frikësohet Aleanca Atlantike se për sigurinë mund të ketë pasoja zgjidhja në dialogun Kosovë-Serbi e cila do të përfshinte edhe korrigjimin e kufirit, Stoltenberg ka thënë se “NATO fuqishëm e mbështetë dialogun Kosovë-Serbi, sepse kjo është e vetmja mënyrë që të gjendet përgjigjja në çështjet e pazgjidhura”.

“Kur bëhet fjalë për korrigjime të kufijve, theksoi se NATO-ja mbështetë dialogun dhe shpresoj që të dy palet do të gjejnë zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme edhe për Serbinë edhe për Kosovën”, ka thënë Stoltenberg.

Sipas tij, e rëndësishme është që të akterët të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe mesazhet provokuese.

Ai ka shtuar se NATO-ja do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kosovë.

“Edhe KFOR-i edhe më tej do të jetë i pranishëm në mënyrë që të ofrojmë siguri dhe stabilitet dhe që të arrihet përparim në përpjekjet politike që të arrihet deri tek zgjidhja përmes bisedimeve politike”, ka përfunduar shefi i NATO-s. /Ballkani.info/