Gazsjellësi ‘Nord Stream II’ po mbyllet përgjithmonë, ekonomia ruse po shembet dhe trupat ruse po pësojnë mijëra humbje, këto janë disa nga dështimet që i ka përmendur shefi i Kabinetit të Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak.
Podolyak me anë të një shkrimi në Twitter thekson se duke nisur këtë luftë, Kremlini ka treguar se nuk e kupton rendin botëror.
“Muaji i dytë i luftës po përfundon. Çfarë arriti Kremlini? Ukraina është e bashkuar si kurrë më parë; Perëndimi është i konsoliduar; Lobistët pro-rusë nuk kanë të ardhme; ‘Nord Stream II’ po mbyllet përgjithmonë; Ekonomia ruse po shembet; dhe trupat ruse pësojnë mijëra humbje”, ka theksuar Podolyak.
By starting this war, the Kremlin has shown that it does not understand the world order in 2022. Russian authorities have conducted a masterclass on "moremover" or how to lose a chess game to yourself. The result is complete political and economic isolation. (2/2)
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) April 21, 2022
“Duke e nisur këtë luftë, Kremlini ka treguar se nuk e kupton rendin botëror në vitin 2022. Autoritetet ruse kanë mbajtur një master class se si të humbasin vet lojën e shahut. Rezultati është izolim i plotë politik dhe ekonomik”, shton ai.
Kujtojmë se më 24 shkurt, Rusia në mënyrë të paprecedentë kishte nisur një agresion ushtarak mbi Ukrainën, e cila deri më tani po pëson humbje të mëdha.







