Jashar Ramadani, shef i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me koronavirus bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tyre.

Ramadani ka thënë se gjendja e tij dhe e familjes është e mirë.

“Pas testimit, unë, bashkëshortja dhe djali, të tretë profesionistë shëndetësorë, kemi rezultuar pozitiv me Covid-19”.

“Jemi të vetëkarantinuar dhe gjendjen shëndetësore e kemi stabile”, ka shkruar ai.