Shefi i inteligjencës britanike: Rusëve po u mbarojnë forcat

Drejtori i agjencisë britanike të inteligjencës MI6, Richard Moore, ka njoftuar në Twitter se “rusëve po u mbarojnë forcat”.

Moore e shkroi këtë teksa komentonte një postim të mëhershëm të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes në Twitter, ku thuhej se “Kremlini po bëhet i dëshpëruar”.

“Kremlini po bëhet i dëshpëruar. Rusia ka humbur dhjetëra mijëra ushtarë dhe po përdor armë nga epoka sovjetike. Raketat e tyre të vjetruara po vrasin dhe plagosin ukrainas të pafajshëm. Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë të padrejtë”, njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes.