Takim

Njeriu kryesor i Erdoganit pasnesër takohet me Haradinajn

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovës. Ai gjatë qëndrimit në Kosovë do të ketë takime me krerët e shtetit. Presidentin Hashim Thaçi do ta takoj nesër në mbrëmje, derisa kryeministrin Ramush Haradinaj, të shtunën në mëngjes.

Vizata e ministrit të  Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, është e  parë e një zyrtari të lartë të Turqisë që vjen për vizitë në Republikën e Kosovës pas skandalit me deportimin e gjashtë ‘gylenistëve’, ngjarje kjo që shkaktoi një acarim të raporteve ndërshtetërore.

Madje ishte shoqëruar me deklarata të ashpra të presidentit turk Erdogan në drejtim të kryeministrit Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme dhe shefin e AKI-së pas skandalit.

Në zyrën e kryeministrit të Kosovës e kanë konfirmuar për Express se takimi mes Ramush Haradinaj dhe ministri të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të ndodh të shtunën.

“Nesër nuk do te ketë takim për shkak se kryeministri është i zënë me agjendë. Ky takim do të zhvillohet të shtunën në ora 9:00” .

Kurse, zyra e Presidentit ka bërë me dije se në agjendën e Hashim Thaçit është paraparë që nesër të zhvillohet takimi mes ministri të Turqisë, Mevlut Cavusoglu. Ky takim pritët të ndodh nga ora 18:30.