Shefi i BE-së: Lufta e Parë Botërore na përkujton sa shkatërruese janë luftërat

Tre ambasadorë europianë sot morën pjesë në një ceremoni ushtarake për të shënuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Kosovë.

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, ai i Francës Olivier Guerot, si dhe ai gjerman, Jörn Rohde, thanë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si përkujtim se sa shkatërruese mund të jenë luftërat.

“Ne duhet të mësojmë nga e kaluara që të shmangim gabimet e njëjta dhe të sigurojmë një të ardhme të begatë. Shënimi i përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Kosovë në Kosovë me ambasadorin gjerman Jörn Rohde dhe atë francez Olivier Guerot ishte përkujtues se sa shkatërrues mund të jenë konfliktet dhe se sa shumë mund të arrijmë kur punojmë bashkë”, ka thënë shefi i BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.

Në Prishtinë sot u mbajt një ceremoni ushtarake e organizuar bashkërisht nga Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovë, në shenjë përkujtimi për armëpushimin e 11 nëntorit të vitit 1918, i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Lufta e Parë Botërore nisi më 28 korrik të vitit 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918, duke lënë miliona njerëz të vrarë./gexpress