Këshilli i Investitorëve Evropian ka intervistuar ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë Tomáš Szunyog. Ndër të tjera, Szunyog ka folur edhe për ardhjen e vaksinës anti-Covid19 në Kosovë.
Ambasadori hungarez ka thënë se përmes programit të Covax, Kosova do të marr falas vaksina për 20% të popullatës, ndërsa vakinsat tjera do të vijnë në pjesën tjetër të vitit.
“Që të dyja, qeveria e Kosovës dhe BE janë duke bërë më të mirën për të siguruar vaksina sa më parë që është e mundur. Për shembull, përmes programit lehtësues të quajtur COVAX Kosova do të marr falas vaksina për 20% të popullatës. Kosova i ka ndjekur procedurat siç duhet, si do qoftë, për shkak të kërkesave të mëdha, furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit. BE është donatori më i madh i programit COVAX, që është një instrumentë globale e menaxhuar nga Organizata Botërore e Shëndëtësisë (OBSH) Për më tepër përmes kësaj instrumente BE ka për qëllim të siguroj furnizim më të shpejt për këtë rajon.
Në dhjetor 2020 BE ka ndarë 70 milione euro shtesë për të blerë vaksina të cilat më pas do të shperndahen bazuar në numrin total të popullsisë. Kjo paketë do t’u ndihmoj vendeve të Ballkanit Perendimor që të mbulojnë koston e dozave të vaksinave që ofrohen nga vendet anëtare të BE-së. Kjo mund të jetë një zgjidhje e përkohëshme për të mbuluar hendekun kohorë derisa vaksinat nga COVAX do të jenë me qasje të gjerë.
Një pjesë e këtyre granteve do të shërbejnë për të blerë pajisje medicionale, si dhe materiale harxhuese të nevojshme për shpërndarje të vaksinës. Do të duhet të formalizohen marrëveshjet mes vendeve anëtare dhe partnerëve të Ballkanit Perendimor, gjithashtu prodhuesit do të duhet të ofrojnë pëlqimin e tyre” ka thënë Szunyog.







