SHBA ka transferuar më shumë se 1 mijë e 400 sisteme anti-ajrore Stinger dhe 6 mijë e 500 sisteme Javelin në Kiev, tha deputetja ukrainase Kira Rudik.

Lista përfshin gjithashtu helikopterët Mi-17, sistemet Harpoon dhe dronët, shkruan Sky News,transmeton Ballkani.info.

Kjo vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi këtë javë se do të sigurojë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën në mes të luftës së saj të vazhdueshme me Rusinë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha në një deklaratë: “Unë e informova presidentin (Volodymyr) Zelensky se Shtetet e Bashkuara po ofrojnë 1 miliard dollarë të tjera ndihmë për sigurinë për Ukrainën, duke përfshirë artileri shtesë dhe armë të mbrojtjes bregdetare, si dhe municione për artilerinë dhe sistemet e avancuara raketore që ukrainasit duhet të mbështesin operacionet e tyre mbrojtëse në Donbas”./Ballkani.info