SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve nga Siria

SHBA-ja ka përgëzuar Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria, katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, thotë se me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njejtës rrugë.

I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.“SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë.