Kongresi amerikan pritet të finalizojë miliarda dollarë si ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainën gjatë kësaj jave.
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të SHBA-së që t’i miratojë 10 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën.
Përpara miratimit të kësaj kërkese, ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, i ka falënderuar ligjvënësit amerikanë, duke u kërkuar atyre që të ndërmarrin veprime urgjente.
Në një letër drejtuar Kongresit, Markarova ka bërë thirrje që fondet të jenë maksimalisht fleksible për të siguruar mundësi që të reagohet menjëherë ndaj sfidave me të cilat po përballet Ukraina.







