SHBA nis aplikimin e vaksinës anti-covid më këtë datë

Të infektuarit me covid në botë i kaluan tashmë 62.2 milionë raste sipas të dhënave të Johns Hopkins University ndërsa janë konfirmuar edhe 1 452 430 viktima. Shtetet e Bashkuara, një nga vendet më të goditura njoftuar të dielën se do të nisin shpërndarjen e vaksinës Pfizer-Biontech që nga 12 dhjetori.

Vendimi pritet të merret në mbledhjen e FDA më 10 dhjetor. Miliona doza pritet të shpërndahen në mbarë vendin në vetëm 24 orë sipas mjë operacioni që është quajtur “Warp Speed” dhe i firmosur nga Donald Trump.

Zyrtarët amerikanë parashikojnë me anë të këtij operacioni të vaksinojnë 20 milionë amerikanë deri në fund të dhjetorit. Krye-eksperti amerikan Anthony Fauci tha se vendi do të goditet “valë – valë” nga virusi ndaj nuk besonte se masat kufizuese të lëvizjes do të hiqen përpara krishtlindjeve.

Ai tha se në këtë periudhë festash duhet të shmangen vizitat në familje dhe grumbullimet e mëdha të personave.