Shteti serb e ka shtuar armatimin. Por, përveç tankeve që i bleu nga Rusia, Serbia po planifikon të blejë edhe sistemin e mbrojtjes raketor.

Mirëpo me këto blerje nuk po pajtohet Amerika. Ambasada amerikane në Serbi ka paralajmëruar sanksioni karshi Serbisë, lidhur me veprimet e fundit.

Përveç tankeve Serbia po planifikon të blej edhe sistemin e mbrojtjes raketor të njohur me emrin Pnacir.

Por, ky fakt i ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Të premten Ambasada e Amerikës  në Serbi ka bërë thirrje që shteti serb që mos ta bëj një gjë të tillë pasi sipas saj mund të shkaktojë tensione.

“I ftojmë të gjithë aleatët tanë dhe partnerët që të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë të cilat rrezikojnë sanskione sipas Ligjit për kundërshtim të kundërshtarëve amerikanë përmes sanksioneve (CAATSA). Shumë herë kemi shfaqur brengosjen tonë për shkak të blerjës së armatimit rus nga Serbia, përfshirë edhe blerjën e sistemit raketor ‘Pantsir’. Blerja e këtij sistemi ishte dakorduar nga zyrtarët e lartë të qeverive”, thekson ambasada amerikane në Beograd, transmeton Ballkani.info.

Në anën tjetër, sipas ambasadës, Uashingtoni mbështetë fuqishëm rrugën evropiane të Serbisë dhe anëtarësimin e saj në BE, kurse në anën tjetër, Moska aktivisht kundërshton integrimin e rajonit duke kundërshtuar perëdimin dhe vazhdon të mos parandalojë zgjidhjen e tensioneve etnike, margjinalizon ndikimin e SHBA-ve dhe BE-së, ngadalëson apo pengon vendet e Ballkanit Perëndimor që në mënyrë të pavarur të përcaktohen për orientimin e tyre, thekson ambasada amerikane në Serbi. /Ballkani.info/