Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga Serbia që ta mbajë paradën më të madhe në Evropë “EuroPride2022”, për të drejtat e komunitetit LGBT.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte njoftuar ditë më parë se parada do të anulohet për shkak të problemeve të brendshme në Serbi. Njoftimi ishte përcjellë me kritika brenda.
“Liritë e tubimit paqësor dhe të shprehjes janë komponentë thelbësorë të një demokracie të shëndetshme. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të rinovojë angazhimin e saj për të pritur #EuroPride2022. Të drejtat LGBT janë të drejta të njeriut”, ka shkruar sekretari amerikan në Tëitter.
Pos kritikave për anulimin, ka pasur edhe mbështetje. Një protestë e madhe e organizuar të dielën në Beograd grumbulloi mijëra njerëz që kërkonin mbrojtjen e vlerave ortodokse dhe familjare.
Për sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po kërkojnënga Serbia që të mbahet kjo paradë – diçka që Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton.
Freedoms of peaceful assembly and expression are essential components of a healthy democracy. We urge Serbia to renew its commitment to hosting #EuroPride2022. LGBTQI+ rights are human rights.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) August 30, 2022







