SHBA-ja nis edhe tre mijë trupa të tjerë për në Poloni

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 3,000 trupa shtesë në Poloni në ditët në vijim për të ndihmuar aleatët e NATO-s, kanë thënë katër zyrtarë amerikanë për Reuters.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se dislokimi i trupave amerikane do të vijë nga Divizioni i 82-të Ajror i bazuar në Fort Bragg, Karolina e Veriut, dhe jo nga brenda forcave amerikane në Evropë.

Trupat pritet të jenë në Poloni brenda javës së ardhshme, thanë ata.

Shtëpia e Bardhë thotë se Rusia i ka vendosur 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën

[20:58]

Mënyra më e shpejtë për të ulur tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës është që Rusia të tërhiqet nga grumbullimi i trupave në kufirin e vendeve përreth, deklaroi këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Vetëm në një vend, Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet për të kryer një pushtim. 100 mijë trupa nuk janë të Shteteve të Bashkuara”, tha Sullivan gjatë një konference në Shtëpi të Bardhë.

“Pra, mënyra më e shpejtë për të shmanget përshkallëzimi në këtë situatë për të gjithë të përfshirët do të ishte që Rusia të de-mobilizojë forcat ushtarake. Shtetet e Bashkuara po i përgjigjen ngritjes aktive të vazhdueshme të presionit ushtarak mbi Ukrainën, ne po e bëjmë këtë në kontakt me aleatët dhe partnerët dhe në të njëjtën kohë kemi qenë jashtëzakonisht të prirur përpara në gatishmërinë tonë për t’u angazhuar në diplomaci për të adresuar shqetësimet e ndërsjella të Rusisë, evropianëve dhe Shteteve të Bashkuara kur bëhet fjalë për sigurinë e Evropës”, tha ai.

Ukraina paralajmëron se është plotësisht e rrethuar nga forcat ruse

[20:42]

Ushtria e Ukrainës paralajmëroi të premten se separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit po kryejnë stërvitje ushtarake, duke shkaktuar rrethim të Ukrainës nga forcat armiqësore.

Stërvitjet testuan përgatitjen e forcës për operacione të zjarrit, duke drejtuar “artileri, tanke dhe automjete të blinduara” në stërvitjet në terren, thuhet në deklaratën ukrainase. Më tej, thuhej se disa njësi të forcës ishin vënë në nivelin e tyre më të lartë të gatishmërisë dhe se oficerë të lartë ushtarakë rusë po vëzhgonin aktivitetet në Ukrainë.

Paralajmërimi ishte prova e fundit e një zhvendosjeje nga Kievi në komente më alarmante në lidhje me rreziqet e një pushtimi të mëtejshëm nga Rusia, e cila ka grumbulluar 130,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës..

Ukraina filloi këtë javë stërvitjet e saj ushtarake mbarëkombëtare për të përkuar me stërvitjet e përbashkëta ruse dhe bjelloruse në veri të Ukrainës, në Bjellorusi.

Edhe Mbretëria e Bashkuar këshillon largimin nga Ukraina

[20:31]

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka këshilluar shtetasit në Ukrainë që të largohen tani, tha të premten Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Këshillat më të fundit të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar për Ukrainën thonë:

“FCDO tani këshillon kundër çdo udhëtimi në Ukrainë. Shtetasit britanikë në Ukrainë duhet të largohen tani teksa mjetet tregtare janë ende në dispozicion.”

Shumë vende, duke përfshirë Japoninë, Izraelin, Norvegjinë, Korenë e Jugut dhe Letoninë, kanë këshilluar sot qytetarët e saj të largohen nga Ukraina.

Shtëpia e Bardhë del me paralajmërim: Amerikanët në Ukrainë të largohen përbrenda 24 ose 48 orëve

[20:16]

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, inkurajoi të gjithë amerikanët që mbeten në Ukrainë “të largohen menjëherë”.

“Ne duam ta bëjmë të qartë. Çdo amerikan në Ukrainë duhet të largohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në çdo rast, në 24 deri në 48 orët e ardhshme”, tha Sullivan, raporton CNN, përcjell lajmi.net.

“Ne padyshim nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Nuk e dimë saktësisht se çfarë do të ndodhë, por rreziku tani është mjaft i lartë dhe kërcënimi është afër”, tha më tej ai përpara mediave.

Sullivan tha se nëse amerikanët qëndrojnë, ata “po marrin përsipër rrezikun pa asnjë garanci se do të ketë ndonjë mundësi tjetër për t’u larguar dhe pa asnjë perspektivë për një evakuim ushtarak amerikan në rast të një pushtimi rus”.

​MPJ-ja e Maqedonisë: Shmangni udhëtimet drejt Ukrainës

[20:09]

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë apel te të gjithë qytetarët e saj që planifikojnë të udhëtojnë drejt Ukrainës, t’i shmangen këtij udhëtimi, dhe të gjithë ata që tani më gjenden në Ukrainë të largohen sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ja dhe shkrimi i plotë:

“Të nderuar,

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ndjekur nga afër situatën në dhe rreth Ukrainës, iu apelon qytetarëve:

Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë planifikuar ta vizitojnë Ukrainën në periudhën në vijim, t’i shmangen udhëtimeve në atë vend; ndërsa, të gjithë qytetarët tanë që tani janë në Ukrainë, nëse kanë mundësi, të largohen nga vendi sa më shpejtë të jetë e mundur.

Në përputhje me apelet e mëparshme, qytetarët të cilët gjenden në Ukrainë, dhe të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre në Ambasadë, ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriut në Kiev, në mënyrë që t’i paraqesin të dhënat e tyre në numrat e telefonin në vijim:

Ukraina do të pushtohet nga Rusia javën tjetër, pritet luftë e tmerrshme

[19:54]

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur ta pushtojë Ukrainën dhe, një gjë të tillë, ua ka komunikuar ushtarëve të tij.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari amerikan, Nick Schifrin, duke u thirrur në burime, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“SHBA-të besojnë që presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të pushtojë Ukrainën dhe ai ka komunikuar një gjë të tillë ushtrisë ruse, më kanë njoftuar tre zyrtarë të mbrojtjes”, thuhet në postimin e tij.

“SHBA pret që pushtimi të fillojë javën e ardhshme, më thonë gjashtë zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë, siç u ka thënë Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbrëmë”.

“Zyrtarët amerikanë parashikojnë një fushatë të tmerrshme, të përgjakshme që fillon me dy ditë ose bombardime ajrore dhe luftë elektronike, e përcjellë nga pushtimi, me qëllimin e mundshëm të ndryshimit të regjimit”.