Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada ka zgjedhur vargjet e Naim Feashërit për të uruar këtë ditë.

“Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike”, ka thënë ShBA-ja në Tiranë.

Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike… pic.twitter.com/iarW8YgJ21

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 22, 2024