SHBA

ShBA-ja e paralajmëroi Rusinë për sulmin terrorist, Kremlini e kishte quajtur propagandë

Një sulm terrorist në afërsi të Moskës mbrëmë ka lënë të vdekur së paku 60 persona, ndërsa janë plagosur mbi 100 të tjerë.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se në fillim të marsit i ka paralajmëruar autoritetet ruse për një sulm të mundshëm terrorist, që cak dyshohej se kishte tubimet e mëdha në Moskë.

“Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, përfshirë koncerte”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson, shkruan BBC.

Watson bëri të ditur se Uashingoni e “ka ndarë këtë informacion me autoritetet ruse”, ndërsa Kremlini i pati hedhur poshtë paralajmërimet amerikane, të cilat i ka cilësuar si propagandë”.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë, më vdekjeprurësin në 20 vitet e fundit, e ka marrë Shteti Islamik – ISIS.