SHBA-ja dhe Kina në bisedime për Ukrainën, vjen njoftimi nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i SHBA, Joe Biden, do të bisedojëme presidentin kinez, Xi Jinping, të premten për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës “dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Paralajmërimi vjen pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan se Kina mund të ketë vendosur tashmë t’i ofrojë Rusisë mbështetje ekonomike dhe financiare për luftën në Ukrainë, raporton The Guardian.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, u takua me homologun e tij kinez, Yang Jiechi, në një “takim intensiv shtatë-orësh” në fillim të kësaj jave për të paraqitur idetë e SHBA kundër pushtimit të Rusisë.

Një zyrtar amerikan i njohur tha se kinezët kishin “vendosur tashmë se do të ofrojnë mbështetje ekonomike dhe financiare” për Rusinë, përpara takimit të Romës. “Pyetja është me të vërtetë nëse ata do të shkojnë më tej”, shtuan ata.