Matthew Miller

ShBA-ja dhe Britania sanksionojnë mbështetësit e ministrisë së Mbrojtjes të Iranit dhe të Houthit

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me Britaninë e Madhe e kanë sanksionuar zëvendëskomandantin e Forcave të Iranit dhe mbështetësit e grupit terrorist, Houthi.

Miller po ashtu bëri të ditur se ShBA-të dhe Britania kanë sanksionuar gjithashtu kompanitë e transportit detar që e mbështesin ministrinë e Mbrojtjes së Iranit.

“Ne do të mbrojmë rrugët ujore jetike të rajonit nga sulmet Houthi të mundësuara nga Irani”, shkroi Miller, transmeton Klankosova.tv.

ShBA-ja e Britania kanë nisur sulmet ndaj grupit terrorist Houthi si kundërpërgjigje të një sulmi vdekjeprurës me dron në një bazë ushtarake amerikane.

BONUS VIDEO| Kusari-Lila: Në Bruksel janë diskutuar transferet që vijnë si ndihmë nga Serbia, jo çështje tjera