SHBA-BE

SHBA-ja dhe BE-ja, me mekanizëm të përbashkët kundër propagandës ruse e kineze në Ballkan

Departamenti i Shtetit i Amerikan dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS) nisën një Mekanizëm të përbashkët Koordinues ShBA-BE për Ballkanin Perëndimor – i fokusuar ekskluzivisht në manipulimin e informacionit nga jashtë dhe ndërhyrjet (FIMI), që përfshin dezinformimin dhe propagandën.

Ky bashkëpunim erdhi pas takimit ministror të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë ShBA-BE të mbajtur në Belgjikë muajin e kaluar.

“Duke njohur politikën tonë të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor dhe aktorëve të huaj që synojnë rajonin me operacionet FIMI, Mekanizmi do të forcojë integritetin e mjedisit të informacionit në Ballkanin Perëndimor. Ky mekanizëm do të fuqizojë partnerët me të njëjtin mendim që të bëhen të vetë-mjaftueshëm në adresimin e kërcënimit të FIMI-t dhe të punojnë së bashku për të reduktuar aftësinë e Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës për të përdorur propagandë dhe fushata manipulimi informacioni në rajon”, ka thënë DASh-i.

ShBA-ja dhe BE-ja u tha se po vazhdojnë të punojnë drejt integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike.

“Kjo politikë synon të forcojë Evropën si një partner gjeostrategjik, forcon qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit dhe i bën partnerët rajonalë më të sigurt dhe më të begatë. Kjo politikë mbështetet në ruajtjen e integritetit të hapësirës së informacionit digjital. Sot, teksa informacionet faktike dhe të manipuluara njëlloj po qarkullojnë lirshëm dhe pa kufij, një domen informacioni i hapur dhe i bazuar në fakte është një aspekt i domosdoshëm i qeverisjes së suksesshme demokratike”, u tha në komunikatën e DASh-it.