Një amerikan i akuzuar për dërgimin e 16 pakove-bombë në adresë të politikanëve të rëndësishëm demokratë dhe të kritikëve të Presidentit Trump paraqitet sot për herë të parë në një gjykatë federale të Nju Jorkut.

Argumenti i prokurorëve është se personi në fjalë Cesar Sayoc, përbën rrezikshmëri të lartë për t’u liruar me kusht.

Prokurori për Qarkun Jugor të Nju Jorkut i shkruante gjykatësit Robert Lehrburger, se “provat e mbledhura deri më tani flasin për rrezikshmërinë e të pandehurit dhe se ai ka mjaft stimuj për t’u arratisur”.

Sayoc u arrestua më 26 tetor në Fort Lauderdale të Floridës, dhe akuzohet për pesë krime federale.