SHBA dhe Serbia, ushtrime të përbashkëta të njësive speciale

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott ka deklaruar sot, pas ushtrimeve të përbashkëta të njësive speciale të SHBA-së e të Serbisë se dy shtetet janë bashkë në luftën kundër terrorizmit dhe se ato bashkërisht duhet t’i kundërvihen atij.

“Vetëm përmes këtij ushtrim mund ta njohim më mirë njëri-tjetrin, por dhe të jemi të gatshëm që bashkërisht të punojmë për të ardhmen”, ka thënë Scott pas ushtrimeve të njësive speciale antiterroriste që u mbajtën në Batajnicë te Beogradi.

Ushtrimet i mbikëqyrën edhe ministri serb i Punëve të Brendshme Neboshja Stefanoviq dhe ai i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

“Patëm rastin të bashkëpunojmë në nivelin më të lartë dhe të bindemi se kjo është njëra nga njësitë më të përgatitura dhe më të ushtruara në botë nga e cila mund të mësojmë shumë”, ka thënë Stefanoviq.