SHBA akuzon Iranin për komplot në tentativën për të vrarë ish këshilltarin e Trump

Garda Revolucionare iraniane me emrin Sahram Poursafi thuhet se ka punësuar një “xhelat” në SHBA për të vrarë ish-këshilltarin e Trumpit për sigurinë kombëtare, John Bolton, sipas CNN.

“Xhelati” do të paguhej mijëra dollarë dhe vrasja do të cilësohej si hakmarrje për vrasjen e iranianit Qassem Soleimani, në vitin 2020 në Bagdad. Drejtësia amerikane nxori sot në dritë një komplot që thuhet se kishte për qëllim vrasjen e John Bolton, ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Shahram Poursafi , ose Mehdi Rezaghi , siç njihet edhe ai, 45 vjeç, i cili u tha se u kishte ofruar të paguante 300,000 dollarë individëve në Shtetet e Bashkuara për të vrarë Boltonin.