SHBA administron 243 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Vaksinimi i qytetarëve po vazhdon edhe më tej në SHBA.

Më shumë se 243 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave të botuara të shtunën nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC raportoi se janë administruar 243 milionë e 463 mijë e 471 doza.

Kjo është rreth 3 milionë e 303 mijë e 794 më shumë doza të raportuara të administruara që nga e premtja, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 2.5 milionë doza në ditë.

Më shumë se 146 milionë njerëz deri tani kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe më shumë se 103 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat.