Shatri: Inflacioni ka arritur në 40%, pagat e pandryshuara nuk e kanë më vlerën e njëjtë

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, vlerëson se inflacioni në vend ka arritur në 40 për qind dhe jo 20 për qind siç sipas tij ka proklamuar Banka Botërore.

“90 për qind e popullsisë që marrin një pagë që sillet diku tek 500 euro tërë pagën mujore e shpenzojnë për të blerë artikuj të shportës. Kur e analizojmë tek ndryshimi i çmimit del se artikujt e shportës janë më shtrenjtë sesa 20 për qindëshi i publikuar nga Banka Botërore që i njëjti është proklamuar me inflacion prej 20 për qind”.

“Realisht rritja e çmimeve aktuale është 40 për qind dhe po ashtu kemi rritje të çmimeve bazë që janë për investime kapitale si hekuri, betoni, rryma, bakri e të tjera”.

Shatri, në Info Magazine në Klan Kosova, theksoi se paga e pandryshuar që nga viti 2020 nuk ka vlerën e njëjtë tani.

“Të gjitha këto nënkuptojnë se vlera reale e një page të pandryshuar nga viti 2020 deri sot është shumëfish me e ulët. Më pak artikuj mund të blej një konsumator me pagën e njëjtë sesa në vitin 2020”, tha Shatri.