Sharon Stone preket nga gjesti i 30 mjekëve shqiptarë: Faleminderit me gjithë zemër

Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë për ndihmë në Itali ka bërë bujë jo vetëm në mediat italiane, por edhe ato botërore. Ndihma e ofruar nga stafi mjekësor shqiptar tërhoqi vëmendjen e të gjithëve si një gjest i pastër human, duke pasur parasysh edhe kapacitetet e vendit tonë.

Edhe aktorja e njohur e Hollywoodit, Sharon Stone është shprehur e emocionuar që sot shqiptarët po bëjnë të njëjtën gjë që bënë italianët 30 vjet më parë për ta. Sharon ka publikuar në Instagram një foto nga eksodi i shqiptarëve në mars të vitit 1991, kur me anije të mëdha zbarkuan në brigjet italiane për një jetë më të mirë.

“30 vjet më parë Italia vendosi t’i ndihmonte ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër”, ka shkruar aktorja e njohur përkrah fotos.

Image