Xherdan Shaqiri pati një paraqitje të mirë mbrëmë për Liverpoolin në ndeshjen kundër Aston Villës
Liverpooli fitoi 4-1 ndaj Aston Villës, e cila u fut në fushë me futbollistë nga akademia pasi ekipi i parë është në karantinë, shkruan Reporteri.net
Shaqiri në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë dhe pati impakt të menjëhershëm ku asistoi në dy gola.
Pas ndeshjes ylli shqiptar tha se është i lumtur që u rikthye për t’i ndihmuar ekipin dhe se është i gatshëm për të luajtur më shumë.
“Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitiv dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë,” ka thënë Shaqiri.
“Kam punuar shumë për tu rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmojë bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet,”.







