Shaqir Totaj kërcënohet përmes telefonit nga Zafir Berisha për tri ditë radhazi, e paraqet rastin në polici

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dje e ka denoncuar ish-deputetin Zafir Berishën në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai i tha se viktima ka deklaruar në Polici se përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari, Z.B.,për tri ditë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet I dyshuari.

“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”. Rasti është duke u hetuar  nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren”, tha Gashi.

Express ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Totaj e Berisha, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.