Shamolli nga GLPS: Plani i integritetit duhet të përshijë të gjithë nëpunësit në institucione publike

Naser Shamolli, hulumtues i lartë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka thënë se Plani i integritetit duhet të përshijë gjithë nëpunësit në institucione publike mirëpo, sipas tij, disa pozita janë të zgjedhura dhe potenciali për me u korruptua janë shumë më i madh me to.

Ndër tjera, gjatë këtij diskutimi Shamolli tha se “me mentalitetin tonë në bindjen tonë e kemi urdhrin e shefit e jo atë çka thotë ligji”.

Ai këto komente i bëri të martën, në tryezën e rrumbullakët, ku u diskutua lidhur me temën “Reforma në Administratë Publike”, raporton Betimi për Drejtësi”.

“Unë jam nëpunës civil dhe vij nga kjo pjesë edhe shuma karakteristik edhe është lidh krye këput me mentalitetin tonë që në bindjen tonë e kemi urdhrin e shefit jo atë që e thotë ligji dhe këtu fillojnë ngatërresat. LZP-ja p.sh. e ka ngrit shumë mirë këtë element e ka rregullu shumë mirë këtë element d.m.th. nëpunësit civil janë të detyruar të zbatojnë urdhrat e ligjshëm”, ka thënë Shamolli.

Në këtë tryezë është diskutuar lidhur me temën “Reforma në Administratë Publike”.

Kjo tryezë e diskutimit organizohet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022”, ku tema të diskutimit janë : Administrata Publike sipas raportit të vendit për vitin 2022, Pakoja e re ligjore – progres apo regres karshi procesit në integrimin evropian, Problemet në ristrukturim dhe numri i madh i pozitave me Ushtrues Detyre, Racionalizimi i administratës publike me theks reformën e agjencive, Zvogëlimi i barrës administrative si mundësi e mirë për luftën kundër korrupsionit.

Koalicioni i organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” janë: Instituti i Kosovës  për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus.

Motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”.