Shala tregon se pse është shtyrë mbledhja e komisionit hetimor për dëbimin e gylenistëve

Mbledhjen e komisionit hetimor për rastin e dëbimit të shtetasve turq është shtyrë për javën e ardhshmë, kjo sepse nuk arritën të dakordohen nëse kjo mbledhje do të jetë e hapur apo e mbyllur për mediat.
Pas daljes së Ganimete Musliu, Haxhi Shala, Muharrem Nitaj, Bahrim Shabani.nga mbledhja, Sami Kurteshi u shpreh se kjo jep sinjal që ata po duan të fshehin diçka për publikun.

Mirëpo Haxhi Shala në një prononcim për Ballkani.info ka hedhur poshtë akuzat e Kurteshit duke thënë se arsyeja e largimit nga mbledhja ishte për shkak të shkeljes së marrëveshjes që ata kishin pasur me Kryetarin e komisionit.

Ndër të tjera ai tha, se si shkak i mosdakordimit mbledhja është shtyrë për javën e ardhshme.

“Sot nuk do të mbahet mbledhja e Komisionit për shkak të shkeljes së procedurës, ose marrëveshjes që kemi pas më kryetarin, mbledhja pritet javën e ardhshme të mbahet. Paraprakisht ne merremi vesh shohim institucionet cilat janë në intervistim dhe se a duhet me qenë mbledhjet e mbyllura a po të hapura, e jo në prezencë të medave me shtru çështjen e mediave, kjo ka qenë arsyeja e largimit tonë, e jo siç ka thënë Kurteshi”, ka thënë Shala në një prononcim për Ballkani.info./