Shala tregon se cilat janë disa nga planet e tij për fshatin Nepërbisht

Ardian Shala, kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës ka takuar banorët e Nepërbishtit, transmeton Ballkani.info.

Shala ka thënë se në bashkëbisedim me qytetarët, së bashku me kandidaten për asamble, Qëndresa Shala, vunë në pah problemet me të cilat ballafaqohen, por, qeverisja e mirë në katër vitet e ardhshme, do t’i jep zgjidhje problemeve ekzistuese.

Gjithashtu ai tha se ky fshat do të jetë në fokus të interesimit të qeverisë së tij e që ka të bëj me stimulimin dhe subvencionimi i fermerëve për bujqësi.

“Planet tona për Nepërbishtin kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturën e fshatit bazuar në prioritetet e qytetarëve.Plani jonë investiv këtu konsiston në rregullimin e përfundimin e kanalizimit të ujërave të zeza, përfundimi i trotuareve, rregullimi i të gjitha rrugëve lokale, rregullimi i shtratit të lumit nga ura e poshtme e deri te “Ura e UÇK-së”,” tha Shala.

Postimi i plotë: