Shala tregon se a kanë folur Thaçi e Vuçiq për shkëmbim të territoreve

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për ndarjen e mundshme të Kosovës dhe për dështimin e rezolutës së opozitës për dialogun me Serbinë. Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të…

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se çfarë kanë biseduar në takim presidenti kosovar dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë nuk kanë folur për shkëmbim të territoreve, por sipas tij, bisedimet janë bërë për ndonjë mundësi të marrëveshjeve për kufijtë.

Shala ka thënë se bisedim ka pasur edhe për rregullim të raporteve mes dy shteteve.

“Ne duhet të synojmë një njohje formale nga Serbia. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, ne nuk duhet të bisedojmë më me Serbinë”, ka thënë Shala