Shala thotë se më shumë se Rusia na kanë dëmtuar pesë shtetet e BE’së

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për ndarjen e mundshme të Kosovës dhe për dështimin e rezolutës së opozitës për dialogun me Serbinë.

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se Kosova po vazhdon të humbë kohë me bisedimet me Serbinë.

Por, ia ka thënë se këtij dialogu duhet t’i vije fundi nëse Kosova do ta marr një njohje formale nga Serbia.

Shala ka thënë se Kosova është duke u dëmtuar edhe nga pesë shtetet e BE’së, që vazhdojnë të mos e njohin shtetin tonë.

Këshilltar i presidentit madje thotë se me shumë jemi dëmtuar nga këto shtete se sa nga Rusia.

“ Rusia nuk është duke e dëmtuar Kosovën më shumë se sa pesë shtetet e BE’së që nuk na kanë njohur”, ka thënë Shala.