Shala takon pjesëmarrësit në garën e paragllajding, “Festari Suhareka Open 2021”

Ardian Shala kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, nga radhët e LDK-së ka publikuar disa fotografi ku ka bërë të ditur se sot ka takuar pjesëmarrësit në garën e paragllajding, “Festari Suhareka Open 2021”, shkruan Ballkani.info.

“Me kënaqësi takova pjesëmarrësit në garën e paragllajding, “Festari Suhareka Open 2021”, ku organizator është klubi “Shqiponja e Artë” nga Suhareka dhe Federata e Aeronoautike e Kosovës”, tha ai.

Tutje ai shprehet se ishte krenar me paragllajdistët që korrën suksese të shkëlqyera edhe në skenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë: