Shala: Për shtetin ne kemi ndaluar hyrjen e prodhimeve me mbishkrimin “Kosova e Metohi”

Endrit Shala, kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka thënë se nëse ata do të fitojnë në zgjedhjet e 6 tetorit do të mbrojnë prodhimet vendore. “Duke qenë bashkë për shtetin tonë ne kemi mbrojtë prodhimet vendore, duke forcuar ekonominë e shtetit tone”.

“Duke qenë bashkë për shtetin ne kemi ndaluar hyrjen e prodhimeve me mbishkrimin “Kosova e Metohi” duke kërkuar respektimin e ligjit dhe Kushtetutës tonë”, ka thënë Shala.

Ja postimi i plotë i tij:

“Të nderuar kolegë, shokë e bashkëpunëtorë, sot kur edhe zyrtarisht hapim fushatën zgjedhore, dua të ju kujtoj se sa e rëndësishme është vota juaj, dhe se ajo përcakton nëse dita e 6 tetorit do të jetë festë apo zhgënjim.

Nëse dita e 6 tetorit do të jetë kthesa në të mirë të Kosovës dhe secilit qytetarë të saj6 tetori do të jetë dita në të cilën të gjithë bashkë për shtetin tonë, do të vendosim, për të lënë mbrapa të kaluarën dhe për të marrë një hap të sigurt drejtë të ardhmes, të ardhmes për ne, për fëmijët tanë, për shtetin tonë.

Vetëm bashkë mundemi!Për këto 5 vite NISMA është krijuar, rritur e zhvilluar, është bërë ndër akterët kryesor në skenën tonë politike, dhe kjo si rezultat i punës të pandalshme, të ndershme dhe me përkushtim nga secili anëtarë e aktivistë i NISMA-s.Puna e NISMA-s Socialdemokrate, e kryetarit Limaj dhe e imja si ministër ka sjell ndryshime të mëdha në qeverisjen e vendit tonë:

• Duke qenë bashkë për shtetin tonë ne kemi mbrojtë prodhimet vendore, duke forcuar ekonominë e shtetit tonë!

• Duke qenë bashkë për shtetin ne kemi ndaluar hyrjen e prodhimeve me mbishkrimin “Kosova e Metohi” duke kërkuar respektimin e ligjit dhe Kushtetutës tonë.

• Duke qenë bashkë për shtetin tonë, ne kemi larguar nga tregu mbi mijëra lodra të dëmshme për fëmijët tanë, duke ndikuar direkt në jetët e më të dashurve tanë, pra fëmijët.

• Duke qenë bashkë për shtetin tonë, ne kemi vendos flamujt e origjinës në secilin produkt që tregtohen në vendin tonë. Kështu kemi ndikuar në rritjen e shitjes së produkteve vendore.

• Duke qenë bashkë për shtetin tonë, ne kemi ndaluar propagandën e Beogradit për krizë humanitare në pjesën veriore të vendit tonë.

• Duke qenë bashkë për shtetin, ne kemi rritur bashkëpunimin me bizneset vendore, sepse vetëm përmes një bashkëpunim i frytshëm në mes të sektorit privat dhe atij publik zhvillohet Kosova jonë, prandaj edhe në këtë pikë ne duhet të jemi bashkë për shtetin tonë.

• Duke qenë bashkë për shtetin tonë ne kemi rritur inspektimet në treg me mbi 150 për qind, duke krijuar siguri te konsumatori për produktet që tregtohen në vendin tonë.

• Duke qenë bashkë për shtetin tonë, ne kemi rritur për mbi 40 për qind investimet e huaja direkte nëse e krahasojmë 6 mujorin e parë të vitit 2018 me 6 mujorin e parë të vitit 2019!

• Duke punuar bashkë për shtetin tonë, ne kemi vendosur Kosovën tonë në hartën e vendeve turistike të rajonit dhe Evropës, duke krijuar portalin turistik të Kosovës!

• Duke qenë bashkë për vendin tonë, ne kemi krijuar zona të reja ekonomike, duke krijuar mundësi më të mira infrastrukturore për bizneset tona.

• Duke punuar bashkë për vendin tonë, ne kemi rritur eksportin e produkteve kosovare në Evropë.

• Duke qenë bashkë për vendin tonë, ne kemi ndaluar eksportin e drurit të pa përpunuar, duke mbajtur në punë rreth 800 sharra që operojnë në vendin tonë, duke mbajtur në punë mbi 1000 punëtorë

• Duke ndaluar eksportin e drurit ne kemi ndikuar direkt në ndalimin e shpyllëzimit të paligjshëm, dhe kemi ulur çmimin final të produkteve të drurit.

Por mbi të gjitha, të dashtun qytetarë,

• Ne kemi udhëhequr në mënyrë shumë të suksesshme organizata ndërkombëtare siç është CEFTA, duke mbrojtur me dinjitet interesat e shtetit tonë.

Ne nuk kemi hezituar të shkojmë nga Beogradi në Bruksel, nga Vjena në Sarajevë dhe kemi guximin tu themi në sy si partnerëve ndërkombëtarë por edhe kundërshtarëve tanë rajonal se ka mbaruar koha kur bizneset kosovare, produktet kosovare dhe populli i Kosovës është trajtuar në mënyrë të pabarabartë.

Ju kemi bërë me dije që ne njerëzit e NISMA-s, bashkëpunëtorët e Fatmir LIMAJT dhe Jakup Krasniqit jemi bërë bashkë për shtetin tonë. Kosova, qytetarët e saj dhe produktet e saj do të trajtohen në mënyrë të barabartë ose do të marrim masa reciproke. Ashtu, siç kemi bërë edhe me Maqedoninë.

Të nderuar qytetarë,

Sot ne zotohemi sërish se do të vazhdojmë të punojmë për shtetin tonë,

Ne do vijmë tek ju, nga shtëpia në shtëpi, nga dera në derë,Të bashkëbisedojmë me ju, tu tregojmë se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje.

Ne duam të ju tregojmë nga afër ofertën tonë për qeverisje, duam tu rikujtojmë juve qëndrimet e kandidatin tonë për kryeministër.

Askush nuk e ka më të lehtë punën në këto zgjedhje, se sa ne të NISMA-s, asnjë aktivist i asnjë partie, sepse të gjitha të tjerët do të vijnë tek ju dhe të ofrojnë fjalë të thata për partitë e tyre dhe kandidatët e tyre për kryeministër.

Ata do të flasin për gjëra në ajër, por jo edhe ne! Sepse ne do të flasim për Fatmir LIMAJN, e kur të flasësh për kryeministrin e ardhshëm LIMAJ nuk duhet të tentosh të bindësh ndokënd.

Ngase edhe ju i dini veprat e tij, e që flasin më bukur e më shumë se secila fjalë e të gjithë kandidatëve tjerë.Ne, qytetarë të dashur, vetëm do tua kujtojmë njeriun e fjalës, njeriun e vendimeve, njeriun e zhvillimit dhe njeriun e bashkimit të vendit tonë.

• Do të ju flasim nga afër për Autostradën, më të mirën në rajon, atë që bashkoi kombin shqiptarë!

• Do të ju flasim për Aeroportin e Prishtinës, atë që po bashkon familjet tona gjithandej botës

• Do të ua kujtojmë kohën e para 2008-ës, kur të gjithë ne jetonim në baltë.

Të dashur qytetarë, ju jeni të vedijshëm për sfidat që e presin vendin tonë dhe qeverinë e ardhshme.

Më lejoni të ua kujtoj se askush nga kundër kandidatët tanë, nuk e ka as përvojën e as guximin për t’i dal përpara Vucicit, dhe për të përmbyll një herë e mirë marrëveshjen me Serbinë. Është vetëm Fatmir Limaj ai që mundet dhe guxon ta bëjë këtë, sepse, ky ka përmbyllë shumë procese me Serbi, dhe në të gjitha ka qenë FITIMTARË.

Sot, më shumë se kurrë duhet të bëhemi bashkë për shtetin, pa marrë parasysh pikëpamjet partiake, sot është nevojë e Kosovës të kemi njeriun e duhur për të iu prirë proceseve, dhe pikërisht kjo është detyra jonë e secilit qytetarë”.

loading…