Anëtari i LDK-së Kujtim Shala ka vlerësuar lart kryetarin aktual të kësaj partie, Lumir Abdixhikun.

Ai tha se Abdixhiku është njeriu ideal për të udhëhequr vendin pasi, sipas tij, “kemi të bëjmë me një politikan punëtor dhe profesionist”.

Në anën tjetër, Shlala kritikoi kryeministrin aktual duke thënë se në katër vitet e fundit ka pasur një “injorancë politike të pabesueshme”.

“Kemi të bëjmë me një politikan punëtor dhe profesionist dhe kupton. Me qëllim po e them kupton sepse ky që është nuk kupton. Që katër vite jemi ballafaquar me injorancë politike të pabesueshme për secilin problem.

Kryetari ynë e përfqëson vërtetë partinë dhe ka dorë të rëndësishme në program.” – tha Shala.