Shala pasi prezantoi platformën e tij për rininë, shkëmbejnë ide dhe mendime me të rinjtë

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala përmes njv postimi në facebook ka bërë të ditur se ka nisur ditën me të rinjtë e Mushtishtit, shkruan Ballkani.info,

“Edhe sot u ndjeva shkëlqyeshëm në takimin e mëngjesit me rininë e Mushtishtit. Debati është traditë jona, traditë që të rinjtë e kanë të rrënjosur nga familja, nga lagjja dhe fshati”, tha ai.

Tutje ai bëri të ditur se pasi prezantoi platformën e tij për rininë që e ka brenda programit të tij qeverisës, shkëmbyen ide dhe mendime së bashku me këta të rinjë.

“Pasi prezantova platformën tonë për rininë që kemi brenda programit të ardhshëm qeverisës, shkëmbyem ide dhe mendime pozitive për qasjen e barabartë në të mirat që ofron liria e Kosovës, shoqëri e mundësive dhe gjasave të barabarta”, u shpreh ai.

Postimi i plotë: