Shala nuk e lëshon foltoren e Kuvendit, i kërkon edhe 30 sekonda shtesë

Në seancën e kuvendit po bëhet shqyrtimi i vendimit të Republikës së Kosovës për masat emergjente në furnizimin e energjisë.

E në lidhje me këtë, fjalën e mori deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili nuk arrit ta përfundonte fjalimin në kohën e përcaktuar.

Pas ndaljes së mikrofonit, Shala me ngulm kërkonte edhe disa sekonda shtesë, derisa pati diskutime me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, e cila edhe po e udhëheq seancën.

“Nuk e lëshoj seancën pa mi dhënë edhe 30 sekonda“ është shprehur Shala.

Pasi e kritikoi për sjelljen, Bogujevci ia mundësoi deputetit ta përfundonte fjalën e filluar.