Komentatori politik, Krenar Shala ka folur për ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, Kurti ka dy strategji pse po përfshihet në këto zgjedhje.

“Ka për qëllim që të shtrijë ndryshimin e Kosovës edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, nuk e di se a do të arrijë, mirëpo këtë e ka qëllim. Po ashtu e ka qëllim qe t’iu tregojë ndërkombëtarëve se unë nuk kam fuqi vetëm në Kosovë”, ka thënë Shala, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se nëse Albin Kurti do të kandidonte për kryeministër të Shqipërisë do ta mposhte edhe Edi Ramën.

VIDEO BONUS: