Shala: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do ta ketë gjithmonë prioritet mbështetjen e bizneseve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është zotuar se do të jetë “avokat” i bizneseve në Kosovë .

Ai sot gjatë një takimi me drejtoreshën e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani dhe me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin që bizneset ta kenë sa më të lehtë ushtrimin e veprimtarisë.

Ja statusi i plotë:

Sot bashkëbisedova me drejtoreshën e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani dhe me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës. U dakorduam që të thellojmë bashkëpunimin që bizneset ta kenë sa më të lehtë ushtrimin e veprimtarisë. Unë u zotova se do të jem avokat i tyre sa herë që kanë ndonjë shqetësim. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do ta ketë gjithmonë prioritet mbështetjen e bizneseve.E.SH