Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.
“Si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë duke parë atë se si Serbia dhe Bosnjë Hercegovina po sillen për sa kohë me Republikën e Kosovës, në këtë rast se si ata përdorin masa për t’i mbrojtur produktet e tyre që i importojnë në Kosovë morëm vendimin për masën mbrojtëse për produktet e importuara nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Në vazhdimësi Serbia dhe Bosnjë Hercegovina e kanë dëmtuar dhe kanë vazhduar të dëmtojnë prodhuesit vendorë dhe ekonominë e Kosovës. Unë si ministër i MTI-së i kam propozuar Qeverisë së Kosovës marrjen e kësaj mase mbrojtëse dhe Qeveria ka marrë masën dhe është në fuqi”, ka thënë Shala.
Pavarësisht presionit të BE-së për ta shfuqizuar këtë masë, ministri Shala beson se Qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj. “Besoj dhe shpresoj se Qeveria do të vazhdojë ta mbajë këtë masë”, ka thënë Shala.
Ai ka shtuar se përfundimisht Serbia dhe Bosnjë Hercegovina duhet ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës dhe prodhuesve vendorë.
Shala ka thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar të këtë raporte të mira me të gjitha shtetet, duke mos përjashtuar dhe Serbinë e Bosnjë Hercegovinën, por sipas tij këto dy shtete duhet ta ndryshojnë qasjen me Kosovën.
“Si Kosovë jemi të interesuar të krijojmë raporte të mira me të gjithë fqinjët, qoftë edhe me Serbinë dhe Bosnjën, por duhet të përfundoja qasje e deritanishme që ka pasur Serbia dhe Bosnjë Hercegovina ndaj Kosovës dhe bizneseve tona. Tani masa mbrojtëse është në domenin e Qeverisë së Kosovës. Besoj që do të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë ai.







