Shala: LDK e ka për kulturë politike gërshetimin e vlerave tradicionale dhe bashkëkohore

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala përmes një postimi në facebook është shprehur se LDK e ka për kulturë politike gërshetimin e vlerave tradicionale dhe bashkëkohore, shkruan Ballkani.info.

Ardian Shala së bashku me Jeton Hotin, kandidatin për asamble vizituan banorët e Samadraxhës.

“Puna, modestia dhe kultivimi i rrushit, janë shenjat dalluese e banorëve të Samadraxhës. Këtu, së bashku me Jeton Hotin, kandidatin për asamble, theksuam se LDK e ka për kulturë politike gërshetimin e vlerave tradicionale dhe bashkëkohore. Kultivimi i kësaj tradite do të jetë objektiv imi edhe më tej, në mandatin 4 vjeçar”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë: