Shala: Kurti i sëmurë për pushtet, po mbyll dyert për investitorët

Ish-ministri i Tregtisë, Endrit Shala, tha se anulimi i vendimit për ndërtimin e Zonës Ekonomike në Malishevë nga ana e qeverisë është një goditje për sektorin privat.

Shala duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti si të sëmurë për pushtet tha se në vend se të mbështesë sektorin privat, qeveria po anulon projekt të cilat janë në interes të këtij komuniteti.

Për të njëjtin vendim, Shala tha se është hakmarrje politike për zonën ku ishte planifikuar të ndërtohej ky projekt dhe është mbyllje e dyerve për investitorët nga diaspora dhe investitorë tjerë të huaj.

Postimi i plotë i Endrit Shalës:

Qeveria e territ e paska anuluar vendimin i cili mundëson ndërtimin e Zonës Ekonomike të Diasporës

Mbrëmë vonë qeveria e Kosovës, kjo qeveri e errësirës, e cila nuk ka as plan dhe as vizion për të ardhmen e vendit, në vend se të mendoj dhe të marr ë masa që ta përkrah sektorin privat pas përhapjes së pandemisë së virusit Covid 19, kjo qeveri po merret me anulimin e vendimeve që ju dalin në krah pikërisht sektorit privat, zhvillimit ekonomik dhe thithjes së investitorëve të huaj, anulon projektin e ndërtimit të zonës ekonomike në Malishevë.

Kjo qeveri, përveç që nuk ka plan e vizion për zhvillimin e vendit, udhëhiqet nga një njeri egocentrik dhe i sëmurë për pushtet. A e din ky njeri, i cili erdhi në pushtet përpos më gënjeshtra të tjera edhe duke i gënjyer diasporën tonë, se 36 hektarë të kësaj zone ekonomike që ai e ka anuluar kanë qenë të dedikuara dhe pastaj të ndara për diasporën, për bizneset nga diaspora. Por nuk mund të presim më shumë dhe asgjë tjetër përpos gjërave të tilla nga një njeri i cili edhe në çdo fjalim dhe paraqitje të tij siç ka filluar të thotë populli: “po ndjell fukarallëk”.

Të nderuar qytetarë,

Kosova ka nevojë më s humë se kurrë për sektorin privat, e sidomos pas kësaj krize. Për rifutjen e tyre në binarë të duhur të zhvillimit dhe rritjes, kjo periudhë që po kalojmë përveç që është një makth për të gjithë ne, do të jetë një super sfidë për ekonominë e vendit tonë. Prandaj anulimi krejt i pabazuar i vendimeve që janë të orientuara për sektorin privat, për zhvillimin e një zone të Kosovës e cila i ka mbi 100 mijë banorë është dashakeq, është hakmarrje politike për atë zonë dhe për më tepër është mbyllje e dyerve për investitorët nga diaspora dhe investitorë tjerë të huaj.