Shala: Kurti i kapur nga kthetrat e mafisë energjetike

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se Albin Kurti, është i kapur nga kthetrat e mafisë energjetike në vend tash e disa vjet.

Shala, në seancën plenare të Kuvendit, tha se në vazhdimësi kanë paralajmëruar për rreziqet që i kanosen vendit, madje siç tha ai edhe kanë dhënë rekomandime por se të njëjtat s’janë marrë parasysh nga Kurti.

“Kemi ngritur shqetësimin tonë që nga fillimi i mandatit të Qeverisë Kurti 2, kemi paralajmëruar për rreziqet që i kanosen vendit nga mafia energjetike, kemi ngritur komisione hetimore me shumë mund dhe kemi dhënë rekomandime dhe të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër të kryeministrit Kurti”.

“Tani është bërë e qartë që ai personalisht dhe jo vetëm ka qenë dhe është në dijeni dhe i zhytur thellë në kthetrat e mafisë energjetike të Kosovës prej vitesh” u shpreh Shala.